Kosovë/ Arrestohen 6 turq pas kërkesës së Turqisë
Kosovë, pamje të arrestimit të ‘gylenistëve’, policia përdori dhunë
Si çdo ditë tjetër, Jusuf Karabina, po udhëtonte për në vendin e punës, në kolegjin Mehmet Akif në Lipjan.
Por ai nuk e kishte idenë se ishte nën vëzhgimin e policisë së Kosovë.
Kjo veturë e policisë e ndalur jo larg vendit të punës po e priste Karabinen.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga T7 shihet momenti kur policia e ndaloi veturën në të cilën karabina ishte bashke me gruan dhe djalin.
Familja Karabina, siç edhe shihet në pamje, i rezistoi arrestimit.
Por, policia i nxori me dhunë.
Jasemina bashkëshortja e Jusuf Karabinës, në pamundësi ta ndal vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmën e qytetarëve.
Por, nuk ia doli.
Policia e arrestoi burrin e saj.
Gruaja e të arrestuarit, Jasemina Karabina ka shpjeguar për televizionin 7 momentin e arrestimit nga vendi i ngjarjes.
Ajo ankohet për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT.
Sjelljet e tilla të policisë e kishin shqetësuar edhe djalin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Gylistanit, Talha.
15 vjeçari tregon për T 7 si u sollën policia me të.
Megjithatë, Talha dhe nëna e tij besonin se shteti i Kosovës nuk do t’i dorëzonte të arrestuarit, institucioneve të Turqisë.
Por, shteti i Kosovës të cilit Jasemina i besonte, ia dorëzoi shtetit turk Jusuf Karabinën dhe 5 të tjetër.
Përkundër këtij aksioni të madh, aktiviteti mësimor në shkollat e Mehmet Akif në Kosovë ka vazhduar.
Drejtori i këtij institucioni, shprehet i shqetësuar me arrestimin.
Nga shkollat Mehmet Akif janë arrestuar Jusuf Karabina, Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem. Bashkë me ta është arrestuar edhe kardiologu Osman Karakaya.
© SYRI.net
Lexo edhe:
Arrestimi i ‘gylenistëve’, familjarët presin shpejgime nga Kryeministri
LDK kërkon zgedhje të reja, turqit nuk kishin probleme me ligjin në Kosovë
Tensionet Kosovë – Serbi, analiza e DW për situaten
Komentet
Shto koment
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



