E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti
Lajme

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

Gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti është shkarkuar nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi u mor nga trupi Gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë

Dosti u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më 3 dhjetor 2021, por vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti.  Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.