E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA vendos  nesër për fatin e gjyqtares Irena Brahimi
Lajme

KPA vendos nesër për fatin e gjyqtares Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e procesit të Vetingut, do të vazhdojë të shqyrtojë çështjen gjyqësore të Komisionerit Publik kundër gjyqtares së Apelit në Gjirokastër, Irena Brahimi, në lidhje me pretendimet për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për rastin e gjyqtares Brahimi ka tërhequr vëmendjen e veçantë, pasi Kolegji do të duhet të merret edhe me një vendim të dyshimtë dhe të diskutueshëm të gjyqtares në lidhje me një aksident të vitit 2016 me tre viktima, ku autorësia e këtij aksidenti, siç shihet në një video, është shpallur e pafajshme.

VIDEO:

VIDEO Reporttv

Në datën 21 korrik të vitit 2020, Komisioni i Vetingut në shkallën e parë konfirmoi në detyrë gjyqtares Irena Brahimi, por çështja e saj nga viti 2015 u referua për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për të verifikuar nëse ka shkaqe të mundshme për shkelje disiplinore. Më pas, në datën 23 tetor 2020, Komisioneri Publik Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Apelimit të rishikojë rastin e gjyqtares Irena Brahimi me pretendimin se ajo nuk justifikonte plotësisht burimet legale të të ardhurave dhe mbulimin e shkollimit të fëmijëve në Angli.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përgjigje të kërkesës së Komisionerit Publik, rihapi hetimin për kriterin e pasurisë lidhur me gjyqtares Brahimi. Gjithashtu, Kolegji administroi një denoncim publik për vendimmarrjen e gjyqtares në lidhje me aksidentin e vitit 2016 që kishte tre viktima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.