E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK do të rihetojë pasurinë e prokurorit Kol Hysenaj
Publik News

KPK do të rihetojë pasurinë e prokurorit Kol Hysenaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për prokurorin e Tiranës Kol Hysenaj.

Përmes një njoftimi, KPK sqaron se seanca e planifikuar për në 25 shtator, për të dhënë vendimin, është shtyrë pasi do të vazhdojnë hetimet për pasurinë e tij.

KPK ka gjetur një sërë problemesh me pasurinë e prokurorit, i cili rezulton se krahasuar me vitin 2003, e ka 20-fishuar pasurinë e tij.

Më poshtë problemet e gjetura gjatë vetingut të Hysenajt:

Pasuria

Hysenaj ka nisur detyrën si prokuror në 1997, ndërsa deklarimet e para i ka kryer në vitin 2003. Ai ka shërbyer në prokurorinë e Lushnjes, Kavajës, Korçës, Tiranës.

Sipas deklarimeve të pasurisë të publikuara nga Reporter.al, nga viti 2003 deri në vitin 2017, pasuria e tij është rritur me mbi 20 herë.

Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve.

Pasuritë e patundshme me vlerë e 30.5 milionë lekëve. Automjete me vlerë 8.9 milionë lekë. Para në bankë me vlerë 1.3 milionë lekësh.

Në vitin 2016 ka blerë një truall dhe banese në qytetin e Korçës me vlerë 125 mijë euro, me burim të ardhurat ndër vite.

Në vitin 2011, prokurori Hysenaj deklaron blerjen e një toke me vlerë 11.2 milionë lekë në fshat si dhe ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 270 m2, për të cilën mungojnë të dhënat mbi koston e ndërtimit.

Gjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron disa herë shitblerje ose shkëmbime makinash, me kosto më të lartë sesa çmimi i blerjes.

Problemet e gjetura nga KPK në seancën dëgjimore të së premtes,  janë:

DSIK ka gjetur se Hysenaj ishte përfshirë në korrupsion; kishte kontakte me një avokat; kishte ndërhyrë në dosje dhe ndryshuar numra protokolli dokumentesh; dhe kishte kontakte me persona që ishin përfshirë në mashtrime me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)

2 familje të ndryshme e kanë akuzuar se ka ndryshuar të dhënat e aksidentit, për të nxjerrë ata fajtorë ose për të shmangur pagesën e dëmshpërblimit nga punëdhënesi.

Ndërsa relatorja e çeshtjes Firdes Shuli ka gjetur dhe i ka kërkuar sqarime prokurorit për:

1 — Vendim i dyshimtë i Prokurorisë së Lezhës mbi pafajsinë e Hysenaj në një kasident me pasojë vdekjen e një personi

KPK gjeti dyshime mbi pafajësinë e Hysenaj në një aksident në Lezhë me pasojë vdekjen e një personi.
Sipas, prokurorisë së Lezhës aksidenti ka ndodhur për shkak se ka plasur goma e automjetit Golf2, dhe asnjë nga plët nuk ishte fajtore.

Sipas KPK-së, Hysenaj (i plagosur në aksident) po drejtonte një makinë për të cilën nuk kishte as leje përdorimi as dokmenta pronësie.
Sipas Hysenajt, mjeti i ishte marrë personit D.B. Por, KPK gjeti se ky person u bë pronbar i mjetit me targa të njejta disa muaj pas akasidentit. D.B kihste një makinë Benz 320, të vitit 1985, ndërsa në aksident ishte regjistruar makina Benz Avangarde e prodhuar në vitin 2007.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.