E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Manjola Bejleri
Publik News

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Manjola Bejleri

Komisioni vendosi me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri për problemet në kriterin e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri. Shkarkimi i Bejlerit u vendos me shumicë votash nga trupi gjykues i KPK-së, i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjyqtarja Manjola Bejleri u përball të hënën më 18 tetor me gjetjet e KPK dhe dha shpjegime të detajuara për balancat negative për pasurinë dhe për dyshimet për fshehjen e një mjeti në emër të vëllait, të cilat i kundërshtoi. Bejleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për një pjesë të 30 denoncimeve nga publiku, megjithëse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e këtyre gjetjeve.

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

Edmond Hoxhaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai ka punuar më herët për gazetën “Shqip”. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi. Hoxhaj ka punuar që nga viti 2001 në disa media të shkruara, ku ka mbuluar çështjet e aktualitetit dhe të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.