KPK shkarkon prokurorin Artan Lulaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Artan Lulaj.
Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.
Lulajt nuk kishte argumente bindëse nw dy çwshtje, epara pasuria dhe e dyta hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit. Ky i fundit u vra për një karikues telefoni, ndërkohë që prokurori Lulaj është akuzuar nga familja e të riut, se ka lehtësuar pozitat e autorëve të vrasjes, duke kërkuar më pak vite burg sesa parashikon ligji.
Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës.
Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Rrethit Tiranë në vitin 2015.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



