E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“K*qe kanari, k**”/ PD del jashtë kontrollit mes sharjeve e fyerjeve
Lajme

“K*qe kanari, k**”/ PD del jashtë kontrollit mes sharjeve e fyerjeve

Debatet brenda Partisë Demokratike kanë shpërthyer sërish në publik, këtë herë me tone të ashpra dhe fjalor fyes mes figurave dhe mbështetësve të krahëve të ndryshëm, në një tjetër episod që nxjerr në pah përçarjen e thellë brenda opozitës.

Shkak për përplasjen është bërë diskutimi për të ashtuquajturën “hapje” të Partisë Demokratike dhe qëndrimet ndaj zgjedhjeve lokale në Tepelenë. Një postim i Oresti Berberit në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër votuesit dhe procesin zgjedhor në këtë bashki, ka ndezur reagime zinxhir dhe komente përçarëse.

Në reagimet që pasuan, në hapësirën e komenteve janë përdorur shprehje fyese dhe denigruese, duke kulmuar me fraza si “ti je k*r” dhe “ti je k*qe”, që kanë nxitur një debat të hapur mes mbështetësve të fraksioneve rivale brenda PD-së.

Përplasja virtuale shoqërohet edhe me akuza për hipokrizi politike, standarde të dyfishta dhe instrumentalizim të revoltës qytetare për interesa personale apo fraksionale.

Në të njëjtën kohë, debati lidhet edhe me figurën e kandidatit lokal Gabriel Altin Guma, i cili shfaqet në materialet zgjedhore si përfaqësues i “energjisë së re”, por që është përfshirë drejtpërdrejt në polemikat online, duke reaguar ndaj kritikave me gjuhë po aq të ashpër.

Përplasjet publike në rrjete sociale vijnë në një moment delikat për Partinë Demokratike, e cila ende nuk ka arritur të zgjidhë konfliktet e brendshme dhe të ndërtojë një front të unifikuar politik. Analistët vlerësojnë se përdorimi i fyerjeve dhe sulmeve personale jo vetëm që dëmton imazhin e opozitës, por largon edhe më tej besimin e qytetarëve.

Ndërsa drejtuesit e PD-së flasin për reformim dhe hapje, realiteti në terren dhe në rrjetet sociale tregon një parti të përçarë, ku betejat politike po zhvillohen më shumë mes vetes sesa kundër kundërshtarëve politikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.