Dita e sotme ishte edhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të partitve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka shqyrtuar kërkesat e partive që kërkuan të regjistrohen në zgjehdjet parlamentare, ku mes tyre ishin edhe tre partitë kryesore: PS, PD dhe LSI.
Ditën e sotme janë regjistruar 16 parti dhe një kandidat i pavarur, Iljaz Shehu, i cili do të kandidojë në qarkun e Lezhës.
Njoftimi i KQZ:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.
Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 16 partive politike dhe 1 komiteteti nismëtar. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetin nismëtar:
1. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar; Selami Jenisheri
2. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane; Valentino Mustaka
3. Partia Kombëtare Konservatore Albania; Kujtim Gjuzi
4. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare; Shefqet Musaraj
5. Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Arian Starova
6. Partia Socialiste e Shqipërisë; Edi Rama
7. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim; Monika Kryemadhi
8. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; Vangjel Dule
9. Partia Demokratike e Shqipërisë; Lulzim Basha
10. Partia Republikane Shqiptare; Fatmir Mediu
11. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë; Zef Bushati
12. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Kristo Kiço
13. Partia Nisma Thurje; Endri Shabani
14. Partia Social Demokrate; Tom Doshi
15. Partia Aleanca Kombëtare;
16. Partia Demokracia Sociale;
17. Regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë.
Partitë e para që u regjistruan në KQZ pak ditë më parë janë:
PDIU e Shpëtim Idrizit,
Bindja Demokratike e Astrit Patozit,
Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit,
Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit,
Ora e Shqipërisë e deputetit Zef Shtjefni,
Aleanca Demokratike Shqiptare e Eduart Abazit,
Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhanit,
Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit
Partia Emigracioni Shqiptar e deputetit Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike e Krenar Rrycit.



