E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ bie në konsensus, miratohen rregullat për identifikim biometrik
Publik News

KQZ bie në konsensus, miratohen rregullat për identifikim biometrik

Kryekomisionieri i KQZ, Ilirjan Celibashi dhe zv.komisionerja Lealba Pelinku janë dakordësuar me njëri tjetrin përpara Këshillit Rregullator, ku kërkuan votën për të miratuar kriteret teknike se si do të aplikohet teknologjia ne zgjedhje për identifikimin biometrik të votuesve.

“Jemi dakordësuar për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me karakteristikat apo pajisjet për identifikimin biometrik të shtetasve”, tha Celibashi gjatë mbledhjes.

“Kohën politika e ka humbur në lidhje në këtë çështje në kuptim të rregullimit ligjor. Ne përpiqemi që ta fitojmë me angazhim më të dedikuar”, shtoi kryekomisioneri.

Edhe Këshilli Rregullator ra në dakordësi dhe miratoi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ku në 25 prill të gjithë votuesit do të identifikohen përmes aparaturave elektronike që lexojnë kartat e identitetit.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje ishte një nga kushtet e opozitës në marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë që u plotësua me dakordësi të plotë të KQZ dhe Këshillit Rregullator.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.