E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ gjobit 17 subjekte, mes tyre PS dhe PD
Lajme

KQZ gjobit 17 subjekte, mes tyre PS dhe PD

Disa parti politike, mes tyre dhe PS dhe PD janë gjobitur nga KQZ. Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.

Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partitë politike, kandidatët:

1. “Partia Demokratike” me gjobë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor;
2. “Partia Demokristiane e Shqipërisë” me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të Kodit Zgjedho;
3. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të Kodit Zgjedhor;
4. z. Fitimtar Lala të partisë politike “Partia Lëvizja e Re” me gjobë në masën 195 000 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, sipas nenit 173, pika 5 të Kodit Zgjedhor;
5. “Partia Lëvizja e Legalitetit” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
6. “Partia Socialiste e Shqipërisë” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
7. “Partia Republikane” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
8. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
9. “Partia Balli Kombëtar Demokrat” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
10. “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
11. “Partia Nisma Thurje” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
12. “Partia Bindja Demokratike” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
13. “Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
14. “Partia SocialDemokrate;” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
15. “Partia Balli Kombëtar.” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
16. “Partia Demokratike” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
17. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, gjobë në masën 5 000 000 (pesë milion) lekë, sipas nenit 173, pika 9 të Kodit Zgjedhor;

Në zbatim të nenit 88 pika 7 e Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi:
1) Detyrimin e partisë politike “Partia SocialDemokrate” të kthejë në KQZ shumën prej 1.629.360 (një milion e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë;
2) Detyrimin e partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” të kthejë në KQZ shumën prej 55.166,74 (pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë e katër) lekë;
3) Detyrimin e partisë politike “Fryma e Re Demokratike” të kthejë në KQZ shumën prej 485.332 (katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e tridhjetë e dy) lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.