E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ kërkesë prokurorit të përgjithshëm: Të verifikohet kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi
Lajme

KQZ kërkesë prokurorit të përgjithshëm: Të verifikohet kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi

Kryekomisioni Ilirjan Celibashi i ka dërguar ditën e sotme një shkresë prokurorisë së Përgjithshme për verifikim të thelluar të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi.

Fredi Kokoneshi

KQZ thekson se nga verifikimi i dokumenteve të dorëzuara nga Kokoneshi në momentin e kandidimit për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2019, nuk ka asnjë të dhënë që ka të bëjë me kushtet e ndalimit për këtë kandidaturë.

Më herët, në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme mbërriti një tjetër kërkesë për Fredi Kokoneshin.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi kërkesën për verifikimin e figurës së kryebashkiakut socialist.

Kjo pasi sipas grupit të PD, ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore dhe prostitucion në Itali. Kërkesa është firmosur nga një grup prej 15 deputetësh ku i kërkohet organit të akuzës të ndjekë procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.