KQZ ndan fondet për vitin 2026, ja si do ndahen 3.5 mln eurot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike për subjektet politike për vitin 2026. Sipas vendimit, Partia Socialiste rezulton përfituesja kryesore e mbështetjes financiare, duke siguruar rreth 1.7 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike, e cila për këtë vit do të përfitojë afërsisht 800 mijë euro. Ndërkohë, edhe disa parti të tjera do të përfshihen në skemën e financimit publik, si pasojë e bashkëpunimit të tyre në kuadër të koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha.
Në total, rreth nëntë parti aleate pritet të përfitojnë fonde shtetërore, duke siguruar mbështetje financiare për aktivitetet e tyre politike gjatë vitit 2026.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



