E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ shtyn afatin e regjistrimit  deri më 29 Prill!
Lajme

KQZ shtyn afatin e regjistrimit deri më 29 Prill!

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të kenë edhe 19 ditë kohë për të gjetur rrugën e dialogut, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik, për rikthimin e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare.
Ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, por, pavarësisht parashikimeve në Kodin Zgjedhor, Partisë Demokratike do t’i lihet një hapësirë kohore deri në 29 prill për t’u regjistruar, kohë e cila mund të shfrytëzohet nga palët për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Pika 1 e nenit 64 të Kodit Zgjedhor parashikon që, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Referuar dekretimit të datës së zgjedhjeve (18 Qershor), ky afat përfundon në datën 10 prill. Por, kur na ndajnë edhe disa orë nga përfundimi i këtij afati, 24 parti opozitare kanë refuzuar të regjistrohen në zgjedhje, si formë presioni ndaj shumicës në pushtet, për të pranuar krijimin e një qeverie teknike.
ky afat ka një limit, që është data 29 prill, kur KQZ duhet të printojë fletët e votimit. Ku afat përkon me depozitimin e listave të kandidatëve.

Por, kjo gjë nuk mund të shkojë pa fund, pasi në momentin, që është data 29 prill, që do të depozitohen listat e kandidatëve dhe që ne duhet të nisim urgjentisht në atë moment printimin e fletëve të votimit, nëse fletët e votimit do të jenë printuar, natyrisht nuk ka më kuptim se çfarë të regjistrosh”, shprehet për një të përdishme  kreu i KQZ, Denar Biba.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.