Kreshnik Spahiu në zi, babai i analistit ndahet nga jeta
Analisti Kreshnik Spahiu ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fotografi krah të atit, duke shprehur dhimbjen e familjes për këtë humbje të rëndë.
Në mesazhin e tij, Spahiu bën me dije se familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për ta përcjellë të ndjerin në banesën e fundit, ndërsa ka ndarë edhe detajet mbi ceremoninë mortore.
Sipas njoftimit, varrimi do të zhvillohet ditën e hënë, më 15 dhjetor 2025, në orën 14:00, në varrezat e “Tufinës”. Ceremonia mortore do të mbahet në ambientet e Shtëpisë Funerale “ALBA 2000”, pranë Medresesë.
Familja Spahiu ka bërë me dije gjithashtu se vizitat për ngushëllime do të priten duke nisur nga mëngjesi i ditës së hënë, si edhe gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë, në oraret 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00, pranë “ALBA 2000”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



