E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshniku  largohet nga Shqiperia por jo pergjithmone
Lajme

Kreshniku largohet nga Shqiperia por jo pergjithmone

Kreshnik Spahiu braktis Shqipërinë!
Zhgënjimi i Kreshnik Spahiut, paska qenë me të vërtetë i thellë. Vetëm një javë pasi dha dorëheqjen nga politika, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, është larguar nga Shqipëria.
Kreshnik Spahiu është fotografuar ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” duke u larguar nga vendi ynë në drejtim të Milanos.

Sipas bashkepunetoreve te AK , ish Kryetari do te punoje ne nje organizate joqeveritare ne Bruksel. Ai ka publikuar vete nje video gjate ngritjes se avionit ne Rinas.

Në fakt, nuk dihet nëse largimi i tij është për pushime, apo i përhershëm, por me shumë gjasa është një shkëputje nga Shqipëria e motivuar nga shkëputja nga skena politike, pas goditjes që mori nga Lulzim Basha, i cili e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.