E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i grupit kriminal, Avdyli, konfirmon në gjyq: Po, i kam shërbyer Vangjush Dakos dhe PS-së!
Lajme

Kreu i grupit kriminal, Avdyli, konfirmon në gjyq: Po, i kam shërbyer Vangjush Dakos dhe PS-së!

Vazhdojnë deklaratat e forta të Astrit Avdylit, kreu të bandës kriminale të Shijakut, në seancën e parë gjyqësore në Krimet e Rënda.

Në vijim të dëshmisë së tij, Avdyli është shprehur hapur: “Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të PS-së. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës. Por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik”, tha ai.

Deklarata e tij u bë në seancën gjyqësore që po monitohet nga ekspertë amerikënë dhe gjermanë të antikrimit.

Ajo vjen si një pohim i fortë i lidhjeve të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos me bandat për të rrëmbyer vota gjatë zgjedhjeve dhe në një kohë kur, opozita ka denoncuar faktin se prokuroria i ka të gjtiha provat e këtij bashkëpunimi kriminal në dosjen 339, por nuk ndërmerr asnjë hap ndaj Dakos për krimin elektoral.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.