E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Grupit të PS: Ja pse ka fituar Arta Vorpsi
Publik News

Kreu i Grupit të PS: Ja pse ka fituar Arta Vorpsi

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në një deklaratë për mediat bën me dije se i është drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta duke treguar shkelje të reja. 

“I jam drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Shkelja e Kushtetutës është bërë kronike nga ana e Metës. Veprimet dhe mosveprimet e tij të fundit do të bëhen pjesë e Komisionit Hetimor. Presidenti ka nxjerrë një dekret në 13 nëntor për emërimin e Xhaferllarit si anëtare e  Gjykatës. Në këtë rast ka vepruar përtej kompetencës së tij ligjore dhe kushtetuese. Ky veprim ka sjellë edhe pasoja të rëndë të legjitimimit të Kushtetueses. Arta Vorpsi e ka fituar në bazë të Kushtetutës dhe ligjit mandatin e anëtarit të Gjykatës.

I pyetur pse shqiptarët duhet të besojë socialistët, sipas të cilëve Xhaferllari nuk duhet të jetë anëtare e Gjykatës dhe Arta Vorpsi po, Balla tha se dekreti për Xhaferllarin është i paligjshëm dhe kjo mund të kuptohet fare drejtë në rezolutën e miratuar nga Kuvendi ditën e premte (15 nëntor).

“Lexoni rezolutën e Kuvendit miratuar të premten. Presidenti duhet të punojë për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese. Dekreti për Marsida Xhaferllarin konsiderohet i paligjshëm referuar rezolutës së Kuvendit. Kush nuk zbaton Kushtetutën duhet të marri përgjegjësitë që i takon. Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk është zgjedhur në atë pozicion sipas Kushtetutës”, tha Balla.

Një ndër shkeljet që do të renditen kundër Presidentit në Komisionin Hetimor është dekretimi i Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi në lidhje me komentet se kreu i shtetit, Ilir Meta, mund të firmosë shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas Ballës, Meta sheh ëndrra me sy hapur.

“Presidenti i Republikës sheh ëndrra me sy hapur, kur flet gjoja me dekrete për të shpërndarë parlamentin. Mos harrojmë të vetmen lidhje që ka Presidenti me Kuvendin, është vetëm ajo e thërritjes së seancës së parë të parlamentit”, u shpreh Balla.

Në një dalje publike nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.