Kreu i ILD reagon pas arrestimit të gjyqtares dhe jep mesazhin: Adresimi i paligjshmërive në sistem është…
një status të rrjetet sociale, Metani dha mesazhi se tani është koha që gjithësecili të bëjë llogaritë e veta.
“Duke përshëndetur aksionin e djeshëm te SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmerive në sistem është lufte. Tani është koha qe secili te beje llogarite e veta”, shkruan Metani.
ARRESTIMI
Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, e kthyer prej të paktën 3 vitesh në “simbolin” e lirimit nga burgu të të dënuarve për vrasje, është arrestuar dje në sallën e gjyqin, pas urdhrit të firmosur nga SPAK-u.
Bashkë me të janë vënë në pranga edhe 9 persona të tjerë, të gjithë të akuzuar për korrupsion në drejtësi. Mësohet se hetimet nga Prokuroria e Posaçme kishin nisur prej 8 muajsh dhe kanë arritur të zbardhin skemën e korrupsionit.
Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal, nga Policia Gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim 8- mujor u grumbulluan prova të nevojshme, të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.
SKEMA E KORRUPSIONIT
Falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale, sipas së cilës persona të dënuar, që vuanin dënimin në Burgun e Fushë–Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleida Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 mijë euro.
Në këtë skemë të kundërligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi, e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim te gjyqtarja Enkelda Hoxha. Ndërkohë, gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elementët e veprës penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal. Ky i hetuar është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O. K. me objekt revokim të masës mjekësore “Mjekim i detyruar spitalor….”.
Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko – ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e Mjekësisë Ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn te sekretaria e Mjekësisë Ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O. K.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



