Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj kërkon mbylljen e RTSH-së: Do të kursejmë 30 mln euro në vit!
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Sipas Shehajt është një televizion publik që nuk e sheh askush, nuk e ndjek askush dhe nuk ka asnjë ndikim real.
Shehaj thotë se ky televizion shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.
“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, shprehet Agron Shehaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



