E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i PD-së: Mungesa e pushtetit vendor, shkak për afera si ajo e inceneratorëve
Lajme

Kreu i PD-së: Mungesa e pushtetit vendor, shkak për afera si ajo e inceneratorëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se mungesa e pushtetit vendor është shkak për afera si ajo e inceneratorëve.

Në tryezën për reformën territoriale, kryedemokrati u shpreh se 430 milionë euro nuk mund të zhvaten pa një përqendrim të pushtetit.

Reforma territoriale, u shpreh Basha, u konceptua si një ndarje politike për të marrë pushtetin. Sipas tij, ky është zinxhiri i të keqes, që nis me përqendrimin e pushtetit për të vjedhur taksat e shqiptarëve.

“A ka një njeri që nuk e kupton që mungesa e pushtetit vendor dhe centralizimi është bërë për afera si këto dhe se afera si këto nuk mund të ndodhin nëse funksionon pushteti vendor. 430 mln euro nuk zhvaten pa një përqendrim të pushtetit. Nuk ka forcë që ti marrë brenda një ditë pune, përvec kryeministrit. 17 akte zyrtare. Hajde bëjmë një eksperiment para shqiptarëve, sa kohë duhet për një VKM. Më thoni si është e mundur që për 8 orë të zgjidhet ofertuesi dhe të nisin pagesat para se të nisin punën. Prandaj është vjedhja e shekullit.

Në 8 vjet korrupsion, 8 vjet keqqeverisje dhe dështime, që i bashkohen edhe pandemia edhe tërmeti.

Kjo është një arsye kryesore, kurse tjetra është se u konceptua si një ndarje politike për të marrë pushtetin. 430 mln euro. Ky është zinxhiri i të keqes, që nis me përqendrimin e pushtetit dhe përdorimin e pushtetit vendor të marrë nga pushteti qendror për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Nuk marrjen për shërbimet që paguajnë. Pse? Sepse vidhen.

Reforma territoriale, rindarja është një domosdoshmëri urgjente. E duan shqiptarët nga jugu në veri”, deklaroi Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.