E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda takon atasheun policor të Ambasadës të Austrisë në Tiranë
Lajme

Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda takon atasheun policor të Ambasadës të Austrisë në Tiranë

Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takim prezantues me Atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, Andreas Nagy.

Gjatë takimit u çmuan partneriteti, mbështetja dhe besimi i agjencive ligjzbatuese austriake, te Policia e Shtetit, për aspekte si:

  • krijimi dhe funksionimi i Policisë Alpine;
  • veprimtaria e strukturave të Policisë, gjatë sezonit turistik;
  • ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, kryesisht në fushën e hetimit të krimit kibernetik;
  • shkëmbimi i praktikave më të mira për gjurmimin e aseteve të krimit;
  • modernizimi i Sektorit të Daktiloskopisë dhe AND-së, të Institutit të Policisë Shkencore.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi z. Nagy, për vizitën dhe e garantoi atë, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të kontribuuar aktivisht në operacione policore të përbashkëta, me partnerët austriakë dhe me partnerët e tjerë europianë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.