E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i SPAK, në fund të mandatit ‘zgjohet’
Publik News

Kreu i SPAK, në fund të mandatit ‘zgjohet’

Nëse mendonit se kreu i SPAK do të zgjohej thuajse në fund të mandatit të tij në këtë post, e keni gabim. Populli e jo vetëm, priste arrestime të bujshme por Kraja duket se mori një sy gjumë për vite me radhë.

Edhe Alqi Bllako që u cilësua arrestim i bujshëm, rifitoi lirinë nga gjykata. Rikujtojmë se Krajës po i vjen fundi i mandatit.

Ai ëahtë pyetur me rastin e marrjes së pandehur të 10 ish-zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish-kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj.

Prokurorët e SPAK punojnë përditë. Sot kishim një njoftim për përfundimin dhe dërgimin për gjykim të një procedimi shumë të rëndësishëm për shkelje me pronat publike, ku është sekuestruar një sasi e jashtëzakonshme sipërfaqe toke e cila do t’i kthehet shtetit”,- deklaroi Kraja.

Kreu aktual i SPAK e mbylli deklaratën duke thënë se prokurorët po punojnë por edhe se ka nga ata që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm të cilët janë kërcënuar.

Përsa i përket kandidaturave për kreun e SPAK, nuk është paraqitur asnjë prokuror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.