E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krifca: Të pres në zyrë Erion Braçe – Ai i kundërpërgjigjet
Lajme

Krifca: Të pres në zyrë Erion Braçe – Ai i kundërpërgjigjet

Debate të forta e kanë shoqëruar senacën e sotme plenare midis Frida Krifca dhe Erion Braçe. Ky i fundit ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverisë, lidhur me situatën ku ndodhet bujqësia shqiptare, duke e cilësuar atë një situatë aspak normale.

”Janë ngritur 24 grupe të përbashkëta monitorimi që të riverifikohen lista dhe në terren. Deri tani ka mbaruar verifikimi në 7 qarqe dhe po vijon në qarqe të tjera, brenda vjeshtës do bëjmë publike një platformë të re ku informacioni do jetë i integruar në një hartë dixhitale. Aktualisht 52 kontrata qiramarrje kur 3 prej tyre për shkelje të kontratës është kërkuar zgjidhje kontrate që janë goditur në gjykatë” u shpreh KRIFCA.

Braç i kundërpërgjigjet; Ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri, punoj në Parlament. Unë që të jeni e qetë, nuk do punoj asnjëherë në atë ministri. Patjetër që ndërtimi i rrjetit të grumbulluesve është një e mirë, por duhet të ishte e mirë publike dhe jo e drejtë private. Çmimi i shalqirit sot është më pak se një vit më parë. Bujqit i shihni në një varësi deri diku shkon në skllavëri. Karteli i grumbulluesve po i bën gjëmën bujqve. Tani duhet të rishikojmë kontratat me ta. Megjithë përmirësimet dixhitale që lajmëruat këtu, jemi në kushte primitive. Nuk shitet shalqiri me telefon. Mos i bëni këto me mesazhe, se ato vijnë te unë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.