Krijohet “airbag-u” që mbron në mënyrë perfekte celularët që i keni blerë sa qimet e kokës
Të gjithë e dinë që kur na qëllon të rrëzohemi me celularin tonë të shtrenjtë në xhep dhe dëgjojmë një krisje, shpresojmë që të ishin kockat tona dhe jo celulari që e bëri atë zhurmë.
Edhe pse ekzistojnë mbrojtëse të llojeve të ndryshme, sërish është pak e vështirë që celularët të mbijetojnë në kushtet “ekstreme” që ne i vendosim duke mos i ndarë fare nga dora në çdo situatë.
Për këtë arsye, Philip Frezel ka krijuar një pajisje që funksionon si ‘airbag’ për mbrojtjen e telefonave. Në momentin që telefoni juaj nis të bjerë, pajisjes i hapen menjëherë katër këmbë si të merimangave dhe shmangin përplasjen me sipërfaqen e fortë.
Këtë ide në dukje premtuese e ka sjellë një student gjerman që u frymëzua pasi i ra telefoni nga xhaketa dhe iu dëmtua rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



