E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi në SHBA, The Times: Një ditë normale u kthye në tragjedi për familjarët e fëmijëve të vrarë
Bota

Krimi në SHBA, The Times: Një ditë normale u kthye në tragjedi për familjarët e fëmijëve të vrarë

Djalli erdhi në klasë dhe u tha fëmijëve; ‘ju do të vdisni

Në orën 7:30 të mëngjesit të një dite normale, fëmijët ishin nisur për në shkollën fillore , pas përqafimit me prindërit dhe gjithashtu duke u takuar mësuesit e tyre. Duhet të ishte një ditë normale për këtë shkollë, apo për komunitetin e Uvalde, një qytet i cili nuk kishte marrë shumë vëmendje më parë, mes tensioneve të vazhdueshme të ndodhura në Teksas. Por ndryshe nga kjo panoramë e përditshme, vendi do të përballej me një tragjedi, një skenë krimi që do të trondiste mbarë opinionin publik. Brenda, në dyshemetë e klasave, kishte njolla gjaku të 19 fëmijëve dhe dy mësuesve të cilët u vranë nga një 18-vjeçar. Autorit Salvador Ramos, u përfshi në një shkëmbim zjarri me policinë.

Kjo ndodhi në komunitetin prej 16,000 banorësh, një qytet i vogël, një vend me blegtori kur njerëzit shtronin pyetjen pas kësaj tregjedie: “Pse?” “Djalli erdhi në shkollë dje dhe kreu këtë mizori,” tha drejtuesi i emisionit të mëngjesit në një radio lokale, duke shtuar: “Dita ishte e këndshme, por Djalli i shikoi këta fëmijë në sy dhe u tha: “Do të vdisni”.

Gjatë natës, hetuesit punuan për identifikimin e trupave.

Disa orë para vdekjes së tij, Xavier Lopez, dhjetë vjeç, kishte marrë pjesë në ceremoninë e regjistrimit të nderit të shkollës që njeh arritjet akademike të fëmijëve.

Nëna e tij krenare shkrepi një fotografi të tij me certifikatën e tij, fotoja e fundit që ajo do të bënte.

Uziyah Garcia, dhjetë vjeç, ishte “djali i vogël më i ëmbël që kam njohur ndonjëherë”, tregoi gjyshi i tij, Manny Renfro.

Jose Flores Jr, dhjetë vjeç, i pëlqente bejsbolli, videolojërat dhe luante me dy vëllezërit e motrat e tij më të vegjël.

Ai ishte “gjithmonë plot energji”, tha babai i tij, Jose Flores Sr.

Eva Mireles, 44 vjeç, ishte mësuesja e parë që u konfirmua se u vra.

Ajo kishte dhënë mësim në distriktin shkollor Uvalde për 17 vjet.

Ndërkohë është hapur një apel në komunitet për të mbështetur familjet.

Uvalde është një komunitet me shumicë hispanike, rreth 50 milje nga kufiri me Meksikën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.