Krimi trondit familjen shqiptare në Mal të Zi, bashkëshorti vret gruan 19-vjeçare dhe plagos vjehrrin. Si ndodhi ngjarja e rëndë
Një 19-vjeçare shqiptare në Mal të Zi është vrarë nga bashkëshorti, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i saj. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se bëhet fjalë për Sheila Bakija.
Ngjarja ka ndodhur në Tuz, ndërsa autori i krimit, Ilir Gjokaj 28 vjeç është larguar me një makinë “Audi” dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Ndërkohë autoritetet po punojnë edhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Mësohet se 19-vjeçarja e kishte denoncuar në muajin gusht partnerin e saj për dhunë, por ai nuk u dënua, pasi Prokuroria e Podgoricës u shpreh se në këtë rast nuk kishte vepër penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



