E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kristina Lekës i duhet dhe tenderi i Gonxhes 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Uncategorized

Kristina Lekës i duhet dhe tenderi i Gonxhes 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës

Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen e çarçafëve dhe jorganëve në Spitalin e Traumës. Kështu, pasi ka marrë kontrata shumëvjeçare për lavanderitë e spitaleve në Elbasan, Vlorë, dhe Tiranë, Kristinka Leka hodhi në dorë edhe Spitalin Ushtarak.

Në listën e kontratave të parashikuara për në vijim është regjistruar edhe tenderi me objekt ‘Kryerja e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar te Traumës’. Sipas të dhënave, regjistrimi i planit për këtë tender është bërë më datë 21 nëntor 2024, ndërsa pritet të zhvillohet përgjatë muajit dhjetor.

Konkretisht ky tender përfshin larjen e çarçafëve, në seksionin e pastrimit kimik kur është nevoja, si dhe tharjen e tyre. Për këto shërbime fituesi do të paguhet 730 milionë lekë, ndërsa kontratat do të zgjasë për 3 vjet.

Për një periudhë 3 -vjeçare këto shërbime edhe mund të justifikohen, por jo në rastin konkret.

Në fillim të muajit nëntor 2024, Operatori i Gonxhes tenderoi shpenzimin 2.2 milionë euro për lavanterinë e këtij spitali, për të njëjtën periudhë kohore 3 vjet.

Kështu që me këtë shtesë që po i bëhet porosisë për larjen e çarçafëve në vitet në vazhdim, nga sigurimet shëndetësore dhe nga buxheti i shtetit do të paguhen rreth 3 milionë euro.

Nuk dihet se për kë është piketuar prokurimi i fundit, por ai i pari ju dha firmës ABI’S SHPK” apo ish-“DEVIS SHPK”, e cila aktualisht figuron në pronësi të Kristinka Lekës. Ne e denoncuam prokurimin, kur ngritëm zërin dhe pikëpyetjet se si Gonxhe i jep 2.2 milionë euro një kompanie që më parë ka mashtruar Spitalin e Traumës, nuk i ka paguar detyrimin rreth 60 milionë lekësh. Për më tepër, Spitali i Traumës është në gjyq me këtë kompani.

Një tjetër fakt, që na shtyn të mendojmë se edhe këtë tender do ta fitojë Leka është se, firma e saj  ka përfituar tenderët e lavanderisë për disa spitale gjatë 2024, ku secili zgjat 2 deri në 3 vite.

1.8 milionë euro i mori për Spitalin e Vlorës në shtator,  po në të njëjtin muaj iu dhanë 3.1 milionë euro për lavanterinë në Spitalin Psikiatrik në Elbasan, si dhe 2.2 milionë euro që i mori në fillim të nëntorit nga Spitali i Traumës.

Nuk e dimë se si i jepen këto kontratat nga autoritete të ndryshme Lekës, edhe pse kompania e saj është e përfshirë në kontratat të tjera njëkohësisht. Por, Gonxhe dhe Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që është në varësi të ministrisë së tij duket sikur nuk shqetësohen nga pasojat e shkeljes së ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.