Kriza politike/ Thirrja e Metës: Rikthim urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor
“Rikthimi urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor”. Kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta në një takim lamtumire me Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Lea Stançiç.
Duke e falënderuar për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: “Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”.
Po kështu ai vlerësoi edhe kontributin e saj për për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.
“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri”, – tha Presidenti Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



