E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krujë/ Policia arreston të riun,kultivoi 305 rrënjë kanabisi në 3 vende të ndryshme,
Lajme

Krujë/ Policia arreston të riun,kultivoi 305 rrënjë kanabisi në 3 vende të ndryshme,

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka kultivuar 305 rrënjë kanabisi në 3 vende të ndryshme në Krujë. Si rezultat i operacionit “Water gate” u bë arrestimi i shtetasit Alfred Doçi, banues në fshatin Fushë-Thumanë. 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar “Water gate”. Kishte kultivuar 305 bimë narkotike në 3 vende të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Asgjësohen bimët narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Water gate”. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Fushë-Thumanë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë. 27-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, ndërsa shtetasi R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.