Kryebashkiaku i Nju Jorkut vjen në Shqipëri, zbardhen detajet
Pas vendimit për të mos kandiduar për një mandat të dytë si kryebashkiak i Nju Jorkut, Eric Adams do të nisë një vizitë zyrtare katërditore në Shqipëri. Sipas mediave amerikane, udhëtimi është bërë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe nuk ka karakter personal, por përfaqëson angazhimin e Adams si kreu i një prej qyteteve më të rëndësishme ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Bashkisë së Nju Jorkut, Kayla Mamelak, theksoi se gjatë qëndrimit në Shqipëri, Adams do të zhvillojë takime me kryeministrin Rama, drejtues të sektorit të biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrika dhe do të diskutojë mundësi për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në Nju Jork.
Kjo vizitë vjen në një moment delikat për Adams, i cili pak ditë më parë konfirmoi tërheqjen nga gara për mandatin e dytë, duke shtuar spekulimet se ai mund të jetë në bisedime për një post ambasadori në administratën Trump, në një marrëveshje që përfshin edhe tërheqjen nga gara për të penguar kandidatin socialist Zohran Mamdani.
Mandati i Adams në krye të Nju Jorkut është shoqëruar me akuza për përfitime të dyshimta gjatë udhëtimeve, të cilat ai i ka mohuar, ndërsa hetimet për korrupsion lidhur me Turqinë u pushuan.
Ndërsa vizita është zyrtare, Adams ka lidhje personale me Shqipërinë përmes djalit të tij, reperit Jordan Coleman, i cili u bë i njohur në publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në versionin shqiptar të “American Idol” në vitin 2022 dhe për këngët e frymëzuara nga udhëtimet në Ballkan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



