E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Ramës kthen institucionin në ‘çiflig’ familjar
Lajme

Kryebashkiaku i Ramës kthen institucionin në ‘çiflig’ familjar

Dosja gati për në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka ngritur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, të cilin e akuzon se ka shndërruar institucionin që drejton në një “çerdhe nepotizmi dhe punësimesh familjare”.

Përmes një denoncimi në rrjetet sociale, Bozdo thotë se 13 familjarë dhe të afërm të Zotkajt janë punësuar në pozita kyçe të Bashkisë Poliçan, nga drejtues sektorësh e deri te zjarrfikësit. Sipas tij, një pjesë e këtyre personave janë patronazhistë që nuk shfaqen fare në punë, ndërsa fondet e bashkisë harxhohen për rroga dhe tendera të dyshimtë.

“Vetëm 25% e fondeve të bashkisë shkojnë për investime në një zonë që ka nevojë emergjente për infrastrukturë dhe shërbime bazë,” shkruan Bozdo, duke shtuar se dosja për Zotkajn po i dorëzohet SPAK.

Ai liston emrat dhe pozicionet e personave që sipas tij janë punësuar në mënyrë nepotike, përfshirë djalin, bashkëjetuesen, kunatën, vjehrrën, motrën, vëllain dhe të afërm të tjerë të kryebashkiakut.

“Ky është modeli i Rilindjes në pushtetin vendor – një bashki e fryrë me militantë dhe familjarë, ku shërbimi ndaj qytetarëve vjen i fundit,” përfundon Bozdo.

“Adriatik Zotkaj, është figura tipike përfaqësuese e Rilndjes në pushtetin vendor. Me një bashki super të fryrë nga patronazhistët, me favore që u rezervohen vetëm anëtarëve dhe militantëve të Partisë Socialiste, me megakorrupsion me tenderat e Bashkisë, me masuri familjare jashtë cdo logjike dhe të pajustifikuara, është një person dosja e plotë e të cilit po përgatitet dhe shpejt do t`i dorëzohet SPAK.

Në Bashkinë Polican vetëm 25% e fondeve të bashkisë shkojnë për investime, në një zonë që ka nevojë ulëritëse per rrugë, kanalizime dhe shërbime të cdo lloji.

Adriatik Zotkaj e ka kthyer bashkinë në një çerdhe punësimi familjar, ku punësohen me shumicë patronazhistët që as nuk paraqiten në vendin e punës, familjarët dhe krushqit e tij. Këto të dhëna janë mbledhur dhe janë pjesë e dosjes së SPAK”, shprehet Bozdo.

Sipas tij, 13 familjarë dhe të afërm të drejtpërdrejtë të Zotkajt janë punësuar në struktura kyçe të bashkisë. Disa prej tyre mbajnë poste drejtuesish, ndërsa të tjerët shërbejnë si “ushtri besnike” në çdo zyrë e sektor.

“Në krye të listës që turpëron çdo standard administrativ qëndron:

* Maliq Zotkaj, djali i kryetarit – Shef sektori.

* Benarda Kondi, bashkëjetuese – Përgjegjëse sektori.

* Lindita Kondi, vjehrra – Sekretare e Këshillit Bashkiak.

* Marsilda Kondi, kunata – Ekonomiste.

* Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit – i njohur për publikun për arrestimin e tij për trafik droge – sot zjarrfikës në Bashki.

* Eriola Zotkaj, bashkëshortja – Përgjegjëse sektori.

* Algerta Nurellari, motra e bashkëshortes së Arturit – punonjëse.

* Abedin Nurellari, burri i Algertës – punonjës në ujësjellës-kanalizime.

* Antigone Kondi, motra e Adriatikut – Kryeinfermiere.

* Fatos Kondi, bashkëshorti i Antigones – punon si zjarrfikës.

* Sara Satkaj dhe Ajna Satkaj – mbesa dhe kunata e mbesës, punonjëse në bashki.

* ⁠ Skënder Laze, vëllai i Lindita Kondit krushka e kryebashkiakut – mbyll listën e punësimeve familjare”, shkruan Bozdo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.