Kryebashkiaku : Shqiptarët e përdorin makinën për të blerë bukë dhe për të pirë kafe!
Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, pas sherrit që kanë pasur kohë më parë tashmë janë bërë bashkë dhe po propagandojnë arritjet imagjinare të qeverisë. Gjithashtu, Veliaj dhe Bela, siç i thotë kryetari, janë bashkë edhe në mendimin e tyre për shqiptarët. Ashtu siç tha dhe Belinda, Veliaj është shprehur se shqiptarët e përdorin makinën për të blerë bukë dhe për të pirë kafe.
Veliaj: Sipas statistikave që ne kemi bërë, një pjesë e madhe po e përdorin makinën për të blerë bukë dhe për të shkuar tek kafja. Me modernizimin e qytetit rriten edhe steka. Sheshi këtu poshtë meje është parkim , por që nuk ishte para 7 vitesh. Sërish, ritmi i rritjes së makinave është shumë e vështirë për qytetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



