E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Aty vijnë nuset dhe bëjnë fotot e dasmës. Po lali Eri i ka deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas?!
Publik News

Kryemadhi: Aty vijnë nuset dhe bëjnë fotot e dasmës. Po lali Eri i ka deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas?!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, për vilën private në Gjirin e Lalzit.

Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për këto akuza dhe ka thënë se vilën e saj e në Gjirin e Lalzit e ka të deklaruar, dhe para vilës çiftet e reja dhe nuset bëjnë foto. Ajo iu kundërpërgjigj “lali Erit” me një pyetje për të: Se kur do ta deklaronte ai vilën e tij dhe fustanet Dolce & Gabbana të bashkëshortes së tij.

“Dua të theksoj që Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalzit. Biles vijnë dhe bëjnë foto te vila. Vijnë dhe cifte e bëjnë foto para vilës time në Lalëz.  Po puna është ky Lali Eri do ti deklarojë ato vilat e tij. Po ato fustanet e nuses së tij që janë Dolce & Gabbana?”, tha Kryemadhi.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shprehur kështu për Kryemadhin: Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendoja sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.