Kryemadhi dërgon në SPAK koncensionin e inceneratorit të Tiranës
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kushtuar një konferencë të posaçme denoncimit të koncensionit të inceneratorit dhe landfillit të Tiranës.
Nga selia e LSI-se, Kryemadhi ka publikuar dokumente shkresore, duke akuzuar ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka si përgjegjës për shkeljet ligjore në lidhjen e kësaj kontrate koncensionare.
Sipas analizës së shkeljeve ligjore të Kryemadhit, ish-ministri i Mjedisit ka kryer një sërë veprash penale, të cilat sipas saj dënohen deri në 7 vite burgim.
“Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet.
Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.
Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.
Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, “Në gjithë këtë të vërtetë, unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ose siç e quajmë ne në kuadrin e Reformës së re në Drejtësi, SPAK-ut, dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim.
Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar.
Do t’ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ‘shah mat’ Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Durim, çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli”.
PADI NE SPAK
Në konferëcnë e saj për medit, Kryemadhi u shpreh se materialet e publikuara nga ajo do t’i dërgohen SPAK për një hetim të detajuar.
“Ky është vetëm fillimi i një denoncimi të vërtetë që në shumicën e rasteve në fakt është munduar të kalojë; çfarë është kjo? Por në fakt është një skemë e pastër grabitje të taksave, parave të shqiptarëve dhe është një skemë e pastër e një strukture kriminale, e cila jo vetëm grabit paratë e buxhetit të shtetit, qytetarëve të Tiranës, por përkundrazi janë paratë që ne do ti zbardhim në tutje, por kjo është padia e parë që unë do të dorëzoj sot në SPAK për shkeljen ligjore të këtyre individëve që ka ndodhur me këtë incenerator.
Skema e pastrimit të parave që vjen jo vetëm nga inceneratorët, por edhe shumë lëvizje të tjera financiare të cilat janë të dokumentuara, argumentuara dhe do ti ndiqni hap pas hapi. Unë sot ju bëj me dije, sot jo nesër, sot do të firmos padinë drejtuar SPAK dhe kjo është padia e parë dhe nuk do të ndalet, jo deri më 25 prill, por edhe pas 25 prillit, do të keni seri në çdo periudhë kohe. Një kallëzim penal që unë si Monika Ramazan Kryemadhi ja drejtoj SPAK-ut për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako që sot është drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Mbetjeve Urbane, mos harroni këtë se është ndryshuar. Deri dje e kishim drejtor të Ujësjellësit, ndërsa sot e kemi edhe të Mbetjeve Urbane dhe për komisionin e dhënies me koncesion për projektin e ndërtimin e landfillit, inceneratorit të rehabilimit të vend-depozimit në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Kallëzimi për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Ky është kallëzimi penal i cili është i argumentuar në bazë të të gjithë këtyre dokumentacioneve. Kallëzimet e tjera që do të vijnë janë dokumente të tjera që do të njiheni në vazhdim, që janë shumë më të rënda, por do të fillojnë njëherë me analizën ligjore. Aty ku fillon fija e parë për të shqepur. Në prezencën tuaj po e firmos. Është një padi prej 20 faqesh dhe jam e bindur që nuk do të kenë kohë qytetarët për ta lexuar, por duke parë më pas faktet e tjera dhe duke i shkurtuar pak më shumë materialet për ti bërë prezente, do të shoqërohen me të gjithë këto dokumente që janë mbi 47 file, që janë me mijëra faqe, ku ka socialistë, njerëz të ndershëm të cilët janë të gatshëm të ofrojnë bashkëpunimin edhe ndoshta sepse sistemi i drejtësisë mund ti ketë në zyrën e tij. Megjithatë unë nuk do të ndalem, sepse kjo është ajo që ne përfaqësojmë. Ne duam që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve, ne nuk duam që Shqipëria të jetë shtëpia e rrjepaxhinjve të cilët grabisin dhe rrjepin shqiptarët dhe po i largojnë nga Shqipëria.
Mirë u takofshim së shpejti me fakte, dokumente të tjera që janë më të rënda se sa këto që unë kam shprehur sot”, thekson Kryemadhi.
Analiza e Shkeljeve Ligjore sipas LSI
Ministria e Mjedisit është vetshpallur si autoritet kontraktor. Bazuar në nenin 13 të Ligjit 125/2013 duhej që Këshilli i Ministrave të përcaktonte me vendim autoritetin apo autoritete kontratore konkrete që duhej të zhvillonin procedurën koncesionare pasi fusha e koncesionit është kompetence e dy autoriteteve kontraktore.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 i Kodit Penal (Dënim deri në 7 vjet burg) –
PERGJEGJES:
Lefter Koka
Me deklarimet e tij se: “Ky projekt kurrsesi nuk ka efekte shtesë në buxhetin e shtetit”, Ministri i Mjedisit ka MASHTRUAR të gjitha Institucionet Shtetërore. Këtë deklarim ky Ministër e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 i Kodit Penal (Dënim deri në 7 vjet burg) –
PERGJEGJES:
Lefter Koka
Në kundërshtim të plotë me Ligjin 9000/2003 datë 31.01.2003 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave”, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoriteti Kontraktues I ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE DHE SHKELJE E BARAZISE SE PJESMARRESVE NE TENDER!
Nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal
(Denimi deri në 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Engjell Agaci
Autoriteti Kontraktues, në kundërshtim të plotë me Ligjin 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, I ndryshuar dhe Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 “Për Prokurimin Publik” I ndryshuar”, ka zhvilluar një procedurë kombëtare, ndërkohë që procedura ligjore duhet të ishte ndërkombëtare (publikimi ndërkombëtar nga 45 ditë që duhej ligjërisht është bërë vetëm 16 ditë).
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 dhe 258 i Kodit Penal (Dënim 3 deri në 7 vjet burg) –
PERGJEGJES:
Lefter Koka dhe Komisioni i Dhënies me Koncesion
Autoriteti Kontraktues ka zhvilluar procedurën koncesionare, pa marrë më parë miratimin e Qarkut Tiranë.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE.
Neni 248 I Kodit Penal
(Denimi deri ne 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka
Në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Kryetari I Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim I cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500Euro pa TVSH për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionarit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE
Neni 248 I Kodit penal
(Denimi deri ne 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Erion Veliaj
Ne kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare pasurinë e paluajtshme që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit) pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.
SHPERDORIM I PASTER DETYRE
Neni 248 I Kodit Penal
(Denimi deri në 7 vjet burg)
PERGJEGJES:
Erion Veliaj
Neni 7 Ligji 139/2015
Organet e njësive të vetëqeverisjes vendore 1. Në çdo bashki dhe qark krijohet organi përfaqësues dhe organi ekzekutiv. 2. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari i bashkisë. 3. Organ përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Funksionet ekzekutive në qark kryhen nga kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut.
Neni 54 Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




