E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë Rama do të mbledhë seancat e krimit në parlament!
Politikë

Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë Rama do të mbledhë seancat e krimit në parlament!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita do të jetë kurdo herë, kur parlamenti do të zhvillojë ato që ajo i cilësoi si “seancat e krimit”.

Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës përballë kuvendit, Kryemadhi është shprehur se Rama është kthyer në fenomenin e vrasjes së shpresës së shqiptarëve.

Kryemadhi: Sot parlamenti punon për 5 njerëz. Jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por i varfëruan ata.Ai parlament ku sot ka më shumë se 4 orë që janë ngujuar deputetët nga frika, tregon dhe njëherë se ai parlament punon vetëm për 5 veta. Ai parlament tregoi se në zemrën e tyre nuk ekziston dashuria për votuesit e tyre socialistë, por vetëm për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që bënë Edi Ramën kryeministër.

Nuk kemi gjë tjetër për të thënë veçse Rama ik!

Fenomeni i Ramës është një fenomen që sytë e shqiptatëve nukl duhet tqa shohin më. Një fenomen që largoi 400 mijë shqiptarë nga vendi, që shkatërroi ekonominë e vendit vetëm për të pasuruar 5 njerëz.

Për një gjë jam i sigurt, ai parlament që është krenaria e Edi ramës është dhe do të jetë p[ër të gjithë jetën turpi i shqiptarëve!

Ju drejtohem socialistëve të ndershëm, që janë pa punë, që u janë larguar fëmijët në emigracion, për të gjithë ato nëna e baballarë që ndjejnë se fëmijët e tyre nuk shkollohen dot. Prezenca jonë do të jetë çdo ditë dhe moment që selia e parlamentit nuk do të jetë e lirë, sa herë ato do të bëjnë seancat e krimit të organizuar ne do jemi këtu. Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është të largojë fenomenin e vrasjes së shpresës së shqiptarëve, ky fenomen e ka emrin Edi Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.