E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi  i përgjigjet Ramës: Aktrim mediokër! Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij
Publik News

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Aktrim mediokër! Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij

Monika kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur menjëherë deklaratave që kryeministri Edi Rama ka bërë në Kuvend.

“Monika është me Volterin”, tha Rama mes të tjerash. Por Kryemadhi në deklaratën e saj për shtyp ka hedhur akuza kundrejt Ramës duke e quajtur fjalën e tij në Kuvend një aktrim mediokër jo profesional. Sakaq i ka cituar Volterin ku në një prej shprehjeve të tij thotë se “është e vështirë ti çlirosh budallenjtë nga zinxhirët e tij…”. ” Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën  e tij”, thotë Kryemadhi.

“Rama një aktrim mediokër në parlament, jo profesional. Flet për projekt- ide për Teatre me vlerë 30 milionë euro, duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.

Ky njeri që ëndërroi gjithë jetën të luajë njëherë në atë skenë por se pati ate mundesi prandaj e shkatërroi. Ka qenë gjithmonë i përbuzur dhe i përzënë nga ajo skenë. Gjithmonë ka dashur ta shkatërrojë atë skenë sepse nuk arriti të bëhet pjesë e saj. Ky që na thotë ne Shekspirë. Më mirë shekspiriane se sa e dhunshme, se një bastard që mohon fëmijën e tij… Për ta bërë të qartë. Nuk do të rrijë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë qytetarëve.

Ky njeri që i është servirur shoqërisë si një modern një njeri me mendje të hapur por në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse shkatërrues. Ky njeri që thotë jam shumica por ky është hajdut i shumicës grabitës i votës së lirë.

Ky nuk  është gjë tjetër veçse një njeri që gjithë jetën ka kopjuar. Meqë kishte merak Volterin, Volteri  thotë se është i vështirë të çlirosh budallenjtë nga zinxirët që ata adhurojnë. Se çliroj dot Edi Ramën nga krimi i organizuar, prandaj çliro veten dhe shpirtin tënd. Volteri ia ka thënë shumë bukur… Unë i  urrej  femrat sepse ata e dinë gjithmonë se ku janë gjërat. Prandaj Edi Rama unë i di ku janë gjërat, ti e ke shitur Shqipërinë peng”, tha Kryemadhi në deklaratën e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.