E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi paralajmëron: U përdorën për zgjedhjet e 25 prillit për të blerë vota, do njiheni së shpejti me këtë dosje
Lajme

Kryemadhi paralajmëron: U përdorën për zgjedhjet e 25 prillit për të blerë vota, do njiheni së shpejti me këtë dosje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka risjellë në vëmendje akuzën se paratë e inceneratorëve kanë ardhur nga Malta dhe janë përdorur në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se këto para janë përdorur për të blerë vota masivisht në qarkun e Durrësit.

Ajo paralajmëron se do të publikojë së shpejti dosjen për këto akuza.

“Sot qytetarët, kur flitet për të marrë një rimbursim për çmimet e larta, nuk munden të marrin dot as 2 mijë lekë të vjetra. Përpara një viti kam denoncuar se do vinin nga Malta, paratë e inceneratorit për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do njiheni me atë dosje. Ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerje vote në qarkun e Durrësit” – tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.