E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi  pse ish-deputetit të PS, Alqi Bllako  u rikthye në burg: Kam  prova dhe fakte të reja
Lajme

Kryemadhi pse ish-deputetit të PS, Alqi Bllako u rikthye në burg: Kam prova dhe fakte të reja

Deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar prapaskenat e rikthimit në burg të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Tiranës. Sipas saj, kjo nuk ka të bëjë me argumentin se prish  provat, por për ti thënë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se kjo çështje vazhdon.

Po ashtu, Kryemadhi hodhi dyshime se qeveria kërkon të mbyllë çështjen e inceneratorit të Tiranës, por siç u shpreh ajo kjo nuk mbyllet “as me kokën e Alqi Bllakos dhe as me kokën e Lefter Kokës”.

Deputetja e PL theksoi se ka prova të tjera të reja që do ti bëjë publike më vonë që lidhen me inceneratorin e Tiranës. Ajo u shpreh se nuk do të ndalet edhe si deputete, por edhe si qytetare për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.

“Unë nuk mendoj se Alqi Bllako është kthyer sepse prish provat e hetimit, sepse provat janë aty. Mendoj se Alqi Bllako është kthyer në burg për ti thënë ushqim opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se po vazhdojmë me incneratorët sepse inceneratori i Tiranës kërkohet të mbyllet nga qeveria shqiptare. Por ajo nuk mbylle dot as me kokën e Alqi Bllakos dhe as me kokën e Lefter Kokash.

Çështja e inceneratorit të Tiranës  nuk është histori mbylljesh kokash, por është ndalesë pagesash nga buxheti i shtetit. Ka vetëm një rrugë ose SPAK të mbyllë këtë pagesë dhe mos bëhet palë më këtë strukturë kriminale ose ata janë palë.

Mendoj që emri i SPAK është shumë më i rëndësishëm sesa emri i Veliajt apo xhepat e Ramës. Nuk mendoj se karriera e Ramës vlen më shumë sesa perceptimi që shqiptarët kanë për reformën në drejtësi.

Unë do vazhdoj, kam akoma argumente dhe fakte të tjera. Unë do ti shkojë deri në fund çështjes sepse në këto 30 vite të tranzicionit cdo artikulim është bërë për politikë.

Unë nuk besoj që argumentet që kam hedhur të përgënjeshtrohet, sepse çdo gjë është e saktë. Kam akoma argumente dhe fakte të tjera që janë në interes të Prokurorisë”, theksoi ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.