E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Rama po i lë shqiptarët në duart e kriminelëve e vrasësve me pagesë
Lajme

Kryemadhi: Rama po i lë shqiptarët në duart e kriminelëve e vrasësve me pagesë

Pas reagimit ne rrjetet sociale, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi doli edhe nne nje konference per mediat ku e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton ti mbylle gojen drejtesise.

“Drejtësia po përballet sot jo vetëm me kriminelët por edhe me kryetarin e falangës së krimit, – tha kryetarja e LSI. – Ata e bënë këshillin e Mandateve, gjykatë politike dhe u kthyen në mbështetës të krimit duke dhunuar edhe deklaratën e Komisionit të Venecias. Komisioni i Këshillit të Mandateve u kthye në një gjykatë politike dhe teatrale. Të gjithë shqiptarët panë atë që Kryeministri nuk e bëri: Të lejonte arrestimin që e prisnin qindra e mijëra shqiptarë qëjanë burgosur për kalimin e semaforit me të kuqe, për faturat e energjisë, për një rrip makine. Ata panë sot kryeministrin që ishte kthyer në mburojë të krimit dhe shantazhon hapur drejtësinë duke e lënë Shqipërinë në duart e kriminelëve.

Edi Rama po i lë shqiptarët në duart e kriminelëvë, vrasësve me pagesë dhe po u hap atyre autostrada kalimi te trafikut te droges, armeve e shume trafiqeve te tjera te rrezikshme.

Fjala e tij ishte sot dëshmi e një pazari midis kriminelëvë që ndajnë pazret midis tyre për ta kthyer drejtësinë në njëzgjatim të kriminelëvë dhe jo në shërbim të qytetarëve. Kryeministri edhe para pak minutash kërkoi t’i mbyllte gojën Prokurorisë se ai është edhe prokuror, edhe gjykatës dhe krytar i krimit të organizuar. I bëjmë Prokurorisë të mos intimidohet.”

‘Mbrojtja’ e Ramës për Tahirin, Kryemadhi: Nuk shpëtojnë dot peshqit e mëdhenj të politikës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit Edi Rama per Saimir Tahirin, duke thene se reformes ne drejtesi nuk do i shpetojne dot peshqit e medhenj te politikes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.