E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi – Ramës: Je bylmez!
Lajme

Kryemadhi – Ramës: Je bylmez!

Vota kundër SHBA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për votën kundër SHBA-së në Kuvend: “Ky kryeministri ynë që nuk lë pa thënë , e citon Ismail Qemalin, – tha kryemadhi, –  nuk është tjetër veçse një bylmez. Para se t’i kundërvihej presidentit Trump dhe SHBA, gjë që e beri edhe gjatë fushatës elektorale – se po të mos ndërhynte ky do të bëhej qameti atje – duhet t’i ishte referuar si fillim presidentit Wilson për moslejmin e ndarjes së Shqipërisë; duhet të kishte kujtuar Klintonin lidhur me Kosovën; duhej të kishte kujtuar presidentin Bush lidhur me anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë mirënjohës. Nëse do të kishte pritur Klintoni të merrte lejen e OKB, sot nuk do të kishte mbetur shqiptar në Kosovë.

SHBA jo vetëm udhëhoqi me vendosmëri fushatën për Kosovën, e kanë udhëhequr me vendosmëri fushatën për njohjen e Kosovës dhe vetëm një ditë para votës në OKB, ambasadorja amerikane në OKB deklaroi me krenari  bashkëshortin e saj shqiptar.

Vota nuk ishte votë adhurimi për BE por kundër SHBA dhe interesave kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.