E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Shihni pamjet! Paguajmë 29 euro/ton për groposjen e mbetjeve
Lajme

Kryemadhi: Shihni pamjet! Paguajmë 29 euro/ton për groposjen e mbetjeve

“Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë! Paguajmë 29 Euro/Ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj.”

Monika Kryemadhi, deputetja e PL, ka tërhequr vëmendjen sot me një video në TikTok ku kërkon vëmendjen e qytetarëve shqiptarë për atë që ka ngjarë edhe një natë më parë në landfillin e Sharrës: thjesht groposje e mbeturinave, asnjë lloj përpunimi, djegieje, në të ashtuquajturin incinerator për të cilin paguhen 29 euro për ton nga taksat e qytetarëve.

Kryemadhi troket me fjalët: “Vëmendje! Droni u ngrit dhe mbrëmë natën! Mafia e Plehrave vazhdon dhe gropos plehrat në Sharrë. 54 milionë euro ka paguar Erion Veliaj nga paratë e qytetarëve të Tiranës dhe të të gjithë shqiptarëve për mafien plehrave. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo minutë dhe çdo sekondë nga xhepat e tyre për të mbushur llogaritë bankare të off-shoreve të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. Shikoni pamjet!”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.