E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: SPAK ka prsion nga Rama prandaj nuk  sekuestrohet inceneratori i Tiranës
Lajme

Kryemadhi: SPAK ka prsion nga Rama prandaj nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës

Ndërkohë dy inceneratorët në Elbasan dhe Fier janë sekuestruar, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar pse kjo nuk ndodh me inceneratorin e Tiranës.

Sipas Kryemadhit, përveç presioni politik ndaj SPAK, ajo sqaron se kjo kontratë është 30-vjeçare dhe pagesat do të bëhen deri në fund. Ndërsa inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit u sekuestruan pasi ishin përfunduar pagesat.

Sipas saj, paratë që paguhen për inceneratorin e Tiranës përdoren për të blerë mediat, për të blerë votat dhe shantazhuar prokurorët.

“Është një hetim shumë i thjeshtë i inceneratorit të Tiranës, për të vetmen arsye se pikën e përbashkët inceneratori i Tiranës e ka më Pivot 4, pra nëse Koka, Zoto dhe Bllako janë tre institucione që kanë lëvuruar para tek Pivot 4, pika që ndalon cdo pagesë në inceneratorin e Tiranës është Pivot 4.

Ju e dini si vepron kur ka një pikë të përbashkët. Është mungesë e vullnetit nga prokuroria për ta çuar në zgjedhje çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Çështja e Inceneratorit të Tiranës ka vështirësinë e saj. Nuk është si rasti i Elbasanit dhe Fierit. Inceneratori i Elbasani u sekuestrua pasi u bënë të gjitha pagesat. Edhe në Fier pagesat janë bërë deri në fund më pas janë sekuestruar.

Ndërsa inceneratori  Tiranës është një koncesion që vazhdon për 30 vjet dhe nëse sekuestrohet nga prokuroria dhe administrohet nga shteti i bie që qeveria shqiptare nuk do paguajë 10 mln dollarë për Zoton dhe inceneratorin e Tiranës, por më pak, sepse vlera nuk do jetë 29 euro për ton por shumë më pak.

Kjo ndodh sepse këto para përdoren për blerjen e mediave, blerjen e votave dhe për të shantazhuar prokurorinë dhe SPAK”, theksoi Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.