Krymadhi tregon bizneset e Bashës nga Ukraina deri tek Alabaari në Durrës

Kryemadhi: Telefonat e sekuestruar nga BKH ishin të vjetër dhe mamaja i kishte futur në garderobën e saj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në emisionin Opinion është shprehur se ka pasur përplasje me SPAK për mënyrën se si ka intimiduar dëshmitarët. Ajo tha se ato që kaë dalë në media ishin lajme të sponsorizuara nga Erion Veliaj.

Kryemadhi gjithashtu tha se telefonat e sekuestruar nga BKH, ishin të vjetër që ishin përdorur nga kalamajtë dhe nga mamaja, ndërsa kjo e fundit i kishte lënë në garderobën e saj.

E pyetur nga Fevziu se në njërin prej tyre kishte komunikime me Ramën, Kryemadhi është shprehur se njëri prej këtyre telefonave është i saj që e kishte përdor në vitet 2013-2014, periudhë kur ishin në koalicion me PS dhe pjesën më të madhe të mesazheve i kishte me Edi Ramën.

Pjesë nga intervista:

Monika Kryemadhi: Kemi pasur përplasje verbale me SPAK për shkak të metodologjisë të punës, intimidimit të dëshmitarëve. Pavarësisht se në të gjithë atë material që unë kam parë të fashikujve, asnjë dëshmitar nuk ka thënë absolutisht nga ato që pretendohet po themi në media apo nga portalet që janë paguar me paratë e inceneratorëve me paratë e Erion Veliajt apo grupeve të caktuara të tij.

Blendi Fevziu: Ka qenë dy pika ku Ilir Meta ka pretendime, e para gjetja nga SPAK-u i një numri telefonash.

Monika Kryemadhi: Gjashtë telefona janë dhe janë telefonat e kalamajve, të mamasë time, i ka mbledh mamaja ime dhe i kishte futur në garderobën e saj.

Blendi Fevziu: Pretendohet se ato kanë qenë të vendosur në një vend ku SPAK-u do të shkonte t’i gjente përnjëherë. Janë telefona që janë gjetur shumë lidhje, mesazhe, kanë zbuluar raporte miqësore apo konakte.

Monika Kryemadhi: E para njëherë, për të kuptuar, telefonat janë gjetur në garderobën e mamsë time e cila ishte një kuti me shumë telefona të vjetër të saj. Të cilat i kishte mbajtur, siç quhen “orders”, njerëz që mbledhin gjërat e vjetra.

Blendi Fevziu: Sa të vjetër ishin këta telefona dhe cilës kohë i përkisnin?

Monika Kryemadhi: Ishin iPhone 5 të shumë viteve, të viteve 2013, 2014-të. Dhe të fëmijëve që kanë qenë 12 vjeç, 7 vjeç, 8 vjeç.

Blendi Fevziu: Kur ishin të mamasë tuaj, pse brenda kishte mesazhe tuaja me Edi Ramën.

Monika Kryemadhi: Jo, jo, njëri nga ata është telefoni im. Një telefon që unë të cilin e kam ndërruar, e kam lënë aty.

Blendi Fevziu: Ndërsa telefonat e tjerë nuk përbënin interes për…

Monika Kryemadhi: Jo, telefonat e tjerë janë telefonat e fëmijëve, domethënë dhe të mamasë time. Ndërkoh që telefoni për të cilin, telefoni i famshëm që flitet, sigurisht është në një periudhë të viteve 2013-të deri në dhjetor të 2014-ës, dhe ndërkoh që ishim në marrëdhënie koalicioni me PS. Aty komunikimi më i madh është me Edi Ramën. Nuk ka asgjë të paligjshme, çdo të ligjshme ka.

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës.

E ftuar në emisionin Opinion, Kryemadhi është shprehur se, bashkëpunëtorët e tij janë persona të cilët janë pjesë jo vetëm në marketingun e shitjes së apartamenteve apo për të vazhduar dhe me projekte të tjera që nëpërmjet zyrës së Kryeministrit kanë bërë biznese pranë Bashës në Ukrainë apo dhe me shumë projekte të tjera.

Monika Kryemadhi: Mjafton të shikosh sot xhirot e bizneseve të ish-kryetarit të opozitës, z.Basha, do të kuptoni se kush e ka blerë.

Blendi Fevziu: Pse ka biznese z.Basha?

Monika Kryemadhi: Duke filluar që nga projekti i Portit të Durrësit, për të vazhduar pastaj..

Blendi Fevziu: Është Al Abari..

Monika Kryemadhi: Po kunati i vetë (i z.Basha).

Blendi Fevziu: Z.Basha është në projektin e Durrësit?

Monika Kryemadhi: Bashkëpunëtorët e z.Basha janë ata të cilët janë pjesë jo vetëm në marketingun e shitjes së apartamenteve apo për të vazhduar dhe me projekte të tjera që nëpërmjet zyrës së Kryeministrit kanë bërë biznese pranë z.Basha në Ukrainë apo dhe me shumë projekte të tjera.

Blendi Fevziu: Në Ukrainë?

Monika Kryemadhi: Po. Patjetër. Unë asnjëherë nuk gaboj dhe nuk them gjëra që janë të pavërteta. Është një gjë që përsëri edhe historia e z.Basha, siç i erdhi Erion Veliajt radha, do t’i vijë dhe z.Basha radha. Unë shpresoj që qeveria holandeze të ketë mbaruar hetimin se me çfarë jeton bashkëshorti i znj.Basha në Shqipëri dhe me çfarë funksionon partia politike e tij.

Blendi Fevziu: Ka një investigim nga pala holandeze?

Monika Kryemadhi: E mira vonon por në fakt do të vijë një ditë ashtu siç erdhi dhe për çështjen e inceneratorit që akoma nuk është zbardhur deri në fund.

Publikuar nga Publik Media