Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën këmbanë alarmi
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe qëndrimin e Bashës në këtë situatë politike.
Ajo tha se është një lloj këmbane që tregon sa të vështirë e ka drejtësia për të vijuar.
“Gjykata Kushtetuese ka lënë një hapsirë për të vazhduar betejën Berisha. Është një lloj këmbane që tregon sa të vështirë e ka drejtësia për të vijuar me një drejtësi që e shantazhon. Dhe masa ‘detyrim paraqitje’ për Berishën është e paligjshme. Unë nuk e mendoj që imuniteti duhet që të mbrojë deputetin. Është një kauz e mirë për opozitën, po jepet mundësia për tu bashkuar dhe për të krijuar shpresën tek populli opozitar.”, tha Kryemadhi.
Ajo foli dhe lidhur me qëndrimin e Bashës ku u shpreh se Basha do të bien ë gropën që ju ka hapur shokëve.
“Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet. Ai do të bie më shumë pastaj.”, u shpreh ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



