E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri bën paralajmërimin: Ata që i ndërtuan ose do i riparojnë ose do shkojnë ne burg
Publik News

Kryeministri bën paralajmërimin: Ata që i ndërtuan ose do i riparojnë ose do shkojnë ne burg

Kryeministri Edi Rama tha se pallatet e dëmtuara, jo si pasojë  e lëkundjeve të forta të tërmetit, por për shkak të gabimeve në realizim, do të duhet të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar.

Në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri u shpreh se ka jo pak ndërtesa që janë në këtë kategori, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk do t’i rikuperojnë, do të shkojnë në burg.

 

Capture

“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, tha kryeministri.

Edi Rama dha një tjetër paralajmërim për ndërtuesit, të cilët shkelin lejet.

ram3

 

 

Rama tha se ndërtuesit dhe arkitektët, që i quajti gardianë do të përfundojnë në burg nëse nuk i respektojnë lejet. I bindur se kjo do të ndodhë, Rama tha se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur, për disa vite me radhë.

“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij. Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin kur isha kryetar bashkie”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.