E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Conte merr vendimin tjetër drastik: E gjithë Italia shpallet “zonë e kuqe”.
Publik News

Kryeministri Conte merr vendimin tjetër drastik: E gjithë Italia shpallet “zonë e kuqe”.

Qeveria italiane ka marrë një tjetër masë drastike, për të luftuar virusin vdekjeprurës, duke e shpallur të gjithë Italinë “zonë të kuqe”.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se masat kufizuese do të shtrihen në të gjithë vendin.

Numri i të infektuarve dhe viktimave nga virusi po rritet me shpejtësi tha Conte, ndërsa bëri thirrje që të gjithë të ndryshojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë udhëtimet.

“Ne kemi miratuar një vendim të ri bazuar në një supozim: nuk ka kohë. Numrat na tregojnë se ne kemi një rritje të rëndësishme të infeksioneve, të personave të shtruar në kujdes intensiv dhe nën-intensiv dhe fatkeqësisht, edhe të personave të vdekur. Zakonet tona duhet të ndryshojnë. Ata duhet të ndryshojnë tani. Vendosa të marr masa edhe më të rrepta menjëherë, më të forta . Masa është ajo që pritet dhe tani konsiderohet e pashmangshme: Jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim si ‘Unë qëndroj në shtëpi ‘ .Nuk do të ketë më një zonë të kuqe në gadishull. Italia do të jetë e gjitha një zonë e mbrojtur“, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.