Kuvendi i PD/ Vjen reagimi i parë i Edi Ramës ndaj Berishës: Në majat e dëshpërimit po kapet…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë ironike sa i përket Kuvendit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ka përfshirë përmendur si thënie të ditës një thënie të filozofit rumun Emil Cioran.
“THËNIE E DITËS: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, është postimi i Ramës, më fundit në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



