E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri që nuk kontrollon dot as  fileton me salmonelë, kërkon të na fusë  në Europë
Lajme

Kryeministri që nuk kontrollon dot as fileton me salmonelë, kërkon të na fusë në Europë

Landi Çela

Kryeministri që s’e kontrollon dot as pulën, por do kontrollojë fatin e një kombi europian.

Edi Rama ka hyrë sërish në modalitetin “vizionar” – me xhaketën e gjatë, fjalorin e gjatë, e mendjen… gjithmonë diku më larg se realiteti. “Shqipëria në BE në 2030!” thërret me pathos artistik, ndërsa në pjatën e shqiptarëve qarkullon fileto pule me salmonelë. Një paradoks i pastër shqiptar: teksa propaganda shtyn përpara trenin imagjinar të integrimit, realiteti po digjet në tigan me baktere.

Kryeministri, që ka bërë më shumë ekspozita se inspektime, nuk ka mundur të kontrollojë as frigoriferin e dyqanit të lagjes. Plot 18 ton mish të kontaminuar me salmonelë janë futur në treg, dhe askush nuk mban përgjegjësi. Veç qytetarit të zakonshëm, që mban barkun dhe vrapon në spital si të ishte duke ndjekur trenin drejt Brukselit.

Në botën imagjinare  të Edi Ramës, Shqipëria është një vend model, një fener drite në Ballkan, ku “shpifarakët” e opozitës dhe “mediat kazan” nuk kuptojnë artin e qeverisjes së tij moderne. Por ndërsa ai filozofon për Europën në 2030, qytetarët e tij përjetojnë një realitet ku standardet ushqimore janë më pranë Mesjetës sesa Bashkimit Europian.

Nëse kjo është Europa që na premtohet, atëherë qytetarët duhet të ndërrojnë pasaportën me një kartelë mjekësore. Sepse me këtë ritëm, nuk do të jetë Brukseli destinacioni i shqiptarëve, por urgjenca më e afërt.  Ndërkohë që Noltmadhnia  flet për “shtet modern”, institucione si AKU sillen si fshatarë që kanë dalë për herë të parë në qytet.

Po mirë mo Edi, një herë për një herë, mos na çoni në Europë – na çoni te sigurimi ushqimor! Pastaj flasim për vizione, galeri pikturash dhe kartolina të së ardhmes.

Deri atëherë, për të gjithë shqiptarët:

Urdhëroni një fileto me salmonelë – “Shije e re nga Shqipëria europiane!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.