E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri  Rama kujton vitet 90-të me këngëtarin Frederik Ndoci: Sali Berisha s’donte të lironte të burgosurit politikë
Lajme

Kryeministri Rama kujton vitet 90-të me këngëtarin Frederik Ndoci: Sali Berisha s’donte të lironte të burgosurit politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedmi Frederik Ndocin i cili ishte i ftuar në podkastin e tij “FLASIM”, ka kujtuar vitet ’90.

edi rama

Kryeministri së bashku me këngëtarin iu rikthyen kujtimeve kur të dy, atëherë studentë në Universitetin e Arteve,u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990.

Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se kishin bërë një peticion për presidentin Ramiz Alia në atë kohë, si dhe për lirimin e të burgosurit politikë, por shtoi se Sali Berisha nuk donte.

“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë.

E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur”, pohoi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.