Kryeministri Rama shkarkon Ervin Bushatin, ja kush e zëvendëson
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin. Shkarkimi i ish-deputetit është bërë ditën e djeshme, ndërkohë që burime për newsbomb bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar Anisa Kaltanji.
Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet e 25 Prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë, ndërkohë që dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet.
Pasi erdhi në krye të Postës Shqiptare, Ervin Bushati shkarkoi disa zyrtarë me eksperiencë disa vjeçare në këtë institucion, kjo duket ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të tij.
Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati:
Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti
Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti
Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti
Elidon Ormeni – Drejtor Auditi
Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë
Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse
Evis Brari – Drejtoreshë Finance
Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore
Hipokrat Biba – Drejtor Juridik
Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes
Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë
Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



